Sport

Liverpooli mbetet gjashtë javë pa Thiagon

Skuadra e Liverpoolit do të jetë pa mesfushorin Thiago Alcantara të paktën për gjashtë javë, ka njoftuar “Daily Mail”.

Thiago u lëndua në ndeshjen e parë kampionale ndaj Fulhamit dhe u detyrua të zëvendësohet në pjesën e dytë.

Shkaku i lëndimit të muskulit të këmbës, Thiago nuk do të paraqitet në ndeshjet kampionale ndaj Manchester Unitedit, Crystal Palacet, Bournemouthit, Neëcastle Unitedit, Evertonit e Ë]olverhamptonit.

Spanjolli është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Bayerni dhe deri më tani ka regjistruar 73 paraqitje me fanellën e ekipit anglez.