Sport

Pas Torreiras, Galatasaray prezanton edhe Mertensin

Dries Mertens - Galatasaray

Pas Lucas Torreiras, Galatasaray ka prezantuar edhe Dries Mertensin.

Mertens të hënën ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin elitar të Turqisë. Ai është ndarë i kënaqur që do të luaj te gjiganti turk.

Futbollisti belg te Galatasaray u transferua nga Napoli.

35-vjeçarit i është uruar sukses edhe nga klubi turk. Mertens u largua si lojtar i lirë, pasi nuk vazhdoi kontratën me Napolin, pjesë e të cilit ishte nga viti 2013. Ai më herët ka luajtur edhe në Holandë dhe Belgjikë.

Për Belgjikën ka luajtur 105 ndeshje, ndërsa ka shënuar 21 gola.