Sport

Roma e pakënaqur me ofertën e Tottenhamit për Zaniolon

Nicolo Zaniolo

Roma është e pakënaqur me ofertën e paraqitur nga Tottenhami për mesfushorin e tyre, Nicolo Zaniolo, raporton të hënën “90 min”.

Klubi anglez ka kërkuar huazimin e italianit me detyrim blerjeje prej 25 milionë euro plus 10 milionë euro shtesa.

Por, skuadra e udhëhequr nga Jose Mourinho e ka refuzuar, pasi për shitjen e futbollistit të tyre po kërkojnë 50 milionë euro.