Sport

Alexander-Arnold, kampioni i Anglisë që jeton në shtëpinë e prindërve dhe ndihmon në punët e përditshme

Trenx Alexander-Arnold - Liverpool
Foto: AP
 

Premier Leaguen, Ligën e Kampionëve, Kupën FA, Kupën e Ligës, Superkupën e UEFA-s dhe Botërorin e klubeve. Ai i ka fituar të gjitha.

Në moshën 23-vjeçare, Trent Alexander Arnold është jashtëzakonisht i suksesshëm. Mbrojtësi i Liverpoolit dhe i Anglisë është zhvilluar në njërin prej lojtarëve më të mirë të krahut të djathtë në Evropë, falë aftësive që rrallë shihen tek lojtarët në këtë pozitë. Megjithatë, larg fushës modestia ka bërë që ai të qëndrojë me këmbë në tokë, pavarësisht se është njëri prej lojtarëve kyç te Liverpooli, një prej ekipeve më të mira të futbollit në botë.