Sport

Napoli heq dorë nga Kepa, tani synon Navasin e PSG-së

Objektivi kryesor i Napolit sipas mediave ne Itali, është portieri i PSG-së, Keylor Navas.

Bëhet e ditur se drejtuesit e klubit italian kanë ndërprerë bisedimet me Chelsean për huazimin e portierit Kepa Arizabalaga, pasi fokusi tani është te Navasi.

Trajneri i napolitanëve, Luciano Spalleti, kërkon një portier të ri pas largimit të David Ospinas, të cilit i skadoi kontrata në fund të qershorit.

Alex Meret është numri një aktualisht, por te Napoli po kërkojnë një portier të dëshmuar.

Napoli mund ta huazojë ose të blejë kartonin e Navasit për një shumë të ulët.

Ndërkaq, futbollisti i Napolit, Fabian Ruiz mund të transferohet te PSG-ja.

Megjithatë, Ruizi nuk ka gjasa të përfshihet si pjesë e marrëveshjes për Navasin.