Sport

Szczesny mungon rreth tri javë

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, do të mungojë kundër Sassuolos, në ndeshjen e xhiros së parë të Series A për shkak të një lëndimi muskulor.

Szczesny luajti vetëm në pjesën e parë në miqësoren kundër Atletico Madridit që “Zonja e Vjetër” e humbi 4:0. Ai u zëvendësua me Mattia Perinin.

Pas ekzaminimeve mjekësore, Juventusi ka konfirmuar se polaku do të mungojë rreth 20 ditë.

Juventusi do të përballet me Sassuolon në “Allianz Stadium” në Torino, me 15 gusht.