Sport

Broja aktivizohet në fitoren e Chelseat

 

Chelsea e ka mposhtur Evertonin me rezultatin 1:0, në ndeshjen e xhiros së parë të elitës së futbollit anglez që u zhvillua të shtunën.

Golin që pati vlerën e tri pikëve për Chelsean e shënoi Jorginho nga penalltia. Në kohën shtesë të pjesës së parë penalltinë e fituar nga Ben Chilwell në duel me Doucuren, në gol e shndërroi mesfushori Jorginho.