Sport

Valmir Veliu debuton në barazimin e Gaziantepit

Sulmuesi i krahut, Valmir Veliu, ka debutuar te skuadra e Gaziantepit në Superligën e Turqisë.

Veliu u inkuadrua në lojë në minutën e 64-t, në barazimin që Gaziantepi e arrti si mysafir i Sivassporit. Dueli u mbyll 1:1 dhe i takoi xhiros së parë të elitës së futbollit turk.

Veliu zëvendësoi serbin Lazrar Markoviq, por nuk arriti të ndryshojë asgjë në rezultat. 23-vjeçari u transferua te Gaziantepi nga Llapi në këtë verë. Pas paraqitjeve të mira në ndeshjet miqësore parasezonale, ai fitoi besimin e shtabit teknik të ekipit turk.