Sport

Arian Kabashi transferohet te Helsingborgsi

Descriptive Text

Futbollisti kosovar, Arian Kabashi, është transferuar te Helsingborgs në Superligën e Suedisë. Kabashi ishte pjesë e Dalkurdit që garon në kategorinë e dytë të futbollit suedez.

“Jam i lumtur që më në fund përfundoi dhe që jam këtu. Është një nder i madh të jesh në Helsingborg. FSHF është një klub i madh dhe kam dëgjuar shumë gjëra të mira si për trajnerët ashtu edhe për të tjerët, ndaj jam shumë i lumtur që jam këtu”, tha Kabashi. Ai shënoi pesë gola dhe bëri dy asistime në 16 ndeshje këtë sezon me Dalkurdin. Ishte shënuesi më i mirë i ekipit. Sulmuesi 25-vjeçar është rritur te Elfsborgu, kurse përveç këtij klubit dhe Dalkurdit, ka qenë i huazuar edhe te GIASI.

Helsingborgsi ndodhet në vendin e parafundit në Suedi pas 16 ndeshjet të luajtura. Ka mbledhur vetëm dhjetë pikë.