Sport

Galatasaray afër transferimit të Torreiras

Galatasaray është në bisedime të avancuara me Arsenalin për ta transferuar mesfushorin, Lucas Torreira.

Klubi turk dëshiron të blejë lojtarin, i cili në dy sezonet e fundit ka qenë i huazuar tek Atletico Madridi dhe Fiorentina.

Torreira nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta dhe largimi i tij është çështje ditësh.

Uruguaiani ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Arsenalin.