Sport

Topalli e Abazaj titullarë në humbjen e Istanbulsporit

 

Jetmir Topalli e Kristal Abazaj kanë luajtur nga minuta e parë te Istanbulspori që pësoi disfatë në hapje të edicioninit në Superligën e Turqisë.

Istanbulspori humbi nga Trabzonspori me rezultatin 2:0, ndërsa Topalli u zëvendësua në minutën e fundit të ndeshjes që u zhvillua të premten mbrëma. Abazaj luajti deri në minutën e 69-të. Eduard Rroca nuk luajti për Istanbulsporin për shkak të lëndimit.