Sport

Bashkimi zyrtarizon Fisnik Rugovën

Fisnik Rugova
 

Basketbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Fisnik Rugova karrierën do ta vazhdoj te Bashkimi i Prizrenit.

Klubi prizrenas të premten mbrëma ka konfirmuar angazhimin e Rugovës, që në edicionin e kaluar luajti për Rahovecin. Rugova ka kohë që është prej basketbollistëve kryesorë në Superligën e Kosovës. Për kohë të gjatë ka luajtur për Prishtinën. Rugova ftohet rregullisht nga përfaqësuesja e Kosovës.