Sport

Liverpooli interesohet për Sanen

Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesimin për sulmuesin e krahut, Leroy Sane. Sajti “90min” raporton të premten se te Liverpooli po bëjnë gati ofertën për ta bindur Bayernin në lirimin e reprezentuesit të Gjermanisë këtë verë.

Liverpooli është i gatshëm të ofrojë rreth 60 milionë euro për Sanen, të cilin trajneri Juergen Klopp pe sheh si përforcim të madh për sulmin.

Sane iu bashkua Bayernit në vitin 2020 nga Manchester City, por me fanellën e ekipit gjerman nuk ka treguar paraqitje të mira.

26-vjeçari ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2025. Sezonin e shkuar shënoi 14 gola dhe asistoi 15 herë në 45 paraqitje në të gjitha garat.