Sport

Atletico pas Reguilonit

Atletico Madridi po e kërkon transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë, Sergio Reguilon, ka raportuar “AS” të enjten. Madje, thuhet se Atletico është shumë afër për t’i siguruar shërbimet e tij, pasi i ka ofruar Tottenhamit 20 milionë euro dëmshpërblim.

Është trajneri i Atleticos, Diego Simeone, që po e sheh Reguilonin si përforcim të duhur për mbrojtjen, në sezonin e ri. 25-vjeçari në vitin 2020 iu bashkua Tottenhamit nga Real Madridit, por ekipi londinez ka vendosur ta nxjerrë në shitje këtë verë. Ai me Tottenhamin ka kontratë deri në vitin 2025.