Timo Werner mund të kthehet të luajë sërish në Gjermani te ish-skuadra e tij, Lepzig.
Leipzigu dhe Chelsea janë duke zhvilluar negociata për një marrëveshje të mundshme për Wernerin. Lepzigu është i gatshëm të pranojë ose huazimin ose blerjen e kartonit të tij.
Vendimin përfundimtar për lirimin apo jo të Wernerit e ka trajneri Thomas Tuchel. “Sky Sport” raporton se Werneri është gati të pranojë kalimin te Leipzigu edhe me ulje të pagës për shkak të lidhjes që ka me drejtuesit e klubit gjerman.