Sport

Rashica e nis me humbje në Championship

Milot Rashica ka qenë titullar në humbjen e skuadrës së tij Norwich në udhëtim te Cardiffi me rezultatin 1:0.

Ndeshja u zhvillua të shtunën dhe i ka takuar xhiros së parë të Championshipit, nivelit të dytë të garave në futbollin anglez.

Golin e vetëm e realizoi Romaine Sawyers në minutën e 49-të.

Rashica luajti për 85 minuta në këtë sfidë, por nuk arriti të linte gjurmë.