Sport

KB Vëllaznimi prezanton amerikanin e parë

Descriptive Text

Fundori Preston Knowles është përforcimi i parë i KB Vëllaznimit për sezonin 2022/23.

Klubi nga Gjakova të hënën e ka zyrtarizuar amerikanin, i cili ka firmosur kontratë për sezonin e ri. Knoëles (187 cm), ka përvojë të madhe dhe do t’i ndihmojë shumë klubit gjakovar, pasi ka luajtur në ligat e forta të Evropës, si Kroaci, Itali, Izrael, Greqi e Ukrainë.

Para amerikanit Knoëles, KB Vëllaznimi i kthyer në elitë si kampion i Ligës së Parë, ka siguruar edhe katër lojtarë vendorë: Arbër Sinani, Burim Zekiqi, Atik Koshi e Rron Dahsyla.

Në krye të ekipit do të jetë trajneri nga Kroacia, Franko Sterle.