Arian Qallaku edhe në sezonin e ri, do të jetë pjesë e KB Pejës. Qallaku është zyrtarizuar te Peja të enjten.
Klubi pejan ka njoftuar se Qallaku ka pranuar ta vazhdojë bashkëpunimin edhe për edicionin 2022/23. Qallaku sezonin e shkuar luajti me një mesatare prej 11.8 pikëve e 4.7 kërcimeve për ndeshje, duke e ndihmuar Pejën të triumfojë në Ligën Unike.
“KB Peja ju njofton se ka vazhduar kontratën me lojtarin e saj, Arian Qallakun, edhe për sezonin 2022/23. Ariani vitin e kaluar ishte një ndër lojtarët kyç të ekipit duke na ndihmuar të fitojmë Ligen Unike dhe jemi shumë të lumtur që ai do vazhdoj të jap kontribut në ekipin e tij të zemrës”, thuhet në njoftimin e Pejës.
Një ditë para Qallakut, Peja e ka konfirmuar edhe fundorin Arti Hajdari.