Numri rekord i tifozëve në Kampionatin Evropian të Femrave është trajtuar me një yll, që shfaqet nga Anglia mikpritëse, edhe pse atyre u është dashur të përballen me një valë rekorde të nxehtit.
Dita e pushimit të martën midis fundit të fazës së grupeve dhe Anglisë, që luan kundër Spanjës në ndeshjen e parë të çerekfinales, të mërkurën mbrëma, për fat të mirë përkoi me më të keqen e vapës, e vendosur për të arritur një temperaturë të paparë deri në 40 gradë. Kjo ka sjellë edhe paralajmërime shëndetësore, si dhe ndërprerje të gjerë të trenave dhe fluturimeve.
Ndeshjet e fundit të fazës së grupeve prezantuan pushime freskuese në mes të secilës pjesë, një masë, që rrallë nevojitet për ndeshjet që luhen në Evropën veriore. Skuadra nikoqire ka një mundësi të mirë, për ta fituar turneun e saj të parë të madh, të futbollit për femra, një status i nënvizuar nga demolomi i Norvegjisë me rezultatin 8:0. Anglia kishte rekordin më të mirë të çdo skuadre në fazën e grupeve - pikë maksimale, 14 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar - dhe Beth Mead është lidere e shënuesve të turneut, me pesë gola dhe tri asistime deri më tani.
Pas hapjes me një fitore të tensionuar 1:0 ndaj Austrisë, Anglia ishte e mprehtë dhe agresive që në fillim, për ta mposhtur një Norvegji që përmbante dy nga sulmueset më të mira në botë, Ada Hegerberg dhe Caroline Graham Hansen.
Pasi përzgjedhësja Sarina Ëiegman doli jashtë fushës me një test pozitiv për koronavirus, Anglia mundi Irlandën e Veriut me rezultatin bindës 5:0. Zhurma rreth Anglisë ka qenë një faktor në turneun që ka shënuar numër rekord të turmave, duke përfshirë 68.871 për ndeshjen hapëse në stadiumin “Old Trafford” në qytetin e Manchesterit.
Përzgjedhësja Wiegman u është drejtuar lojtareve të saj, me lidhje video, pasi shpreson të shërohet nga COVID-19, në kohë për t'u rikthyer në bankinë për çerekfinalen e Anglisë, të mërkurën, kundër një skuadre spanjolle me mungesën e saj kryesore. Fituesja e “Topit të Artë”, Alexia Putellas dëmtoi ligamentin e gjurit një ditë para fillimit të turneut dhe u la jashtë ekipit.
Ajo është njëra nga një numër lojtaresh yje, që po mungojnë në këtë Evropian për shkak të lëndimit ose sëmundjes. Sulmuesja Vivianne Miedema, e cila mesatarisht shënon pothuajse një gol në lojë për Holandën dhe ishte një pjesë kyçe e ekipit fitues të kampionatit në vitin 2017, ka humbur dy ndeshjet e fundit të Holandës si pasojë e COVID-19.
Holanda pati një punë të vështirë, për t’i mundur Portugalinë dhe Zvicrën pa Miedeman dhe u kualifikua për të luajtur kundër Francës, në një çerekfinale të shumëpritur të shtunën. Portierja rezervë, Daphne van Domselaar, bëri përshtypje pasi zgjedhja e parë Sari van Veenendaal pësoi një dëmtim në shpatull në fund të ndeshjes hapëse të turneut.
Rreth gjysma e 16 skuadrave në kampionat kanë pasur raste me virus. Veçanërisht përzgjedhësja e Gjermanisë, Martina Voss-Tecklenburg, ka qenë shumë e ashpër dhe kritike ndaj refuzimit të UEFA-s, për t’i zgjeruar skuadrat nga 23 në 26 lojtare, për t'u marrë me rastet e virusit, siç bëri për Kampionatin Evropian të meshkujve vitin e kaluar. Gjermania ishte dikur superfuqia e padiskutueshme e futbollit të femrave në Evropë, duke fituar tetë nga nëntë Kampionatet Evropiane nga viti 1989 deri në vitin 2013.
Megjithatë, që nga titulli i saj i fundit, i madh, në Lojërat Olimpike 2016, Gjermania nuk e ka kaluar çerekfinalen e asnjë turneu dhe klubet e saj më të mira janë mposhtur financiarisht nga fuqitë në rritje në Angli dhe Spanjë. “Euro 2022” mund ta shënojë një ringjallje gjermane. Skuadra e trajneres Voss-Tecklenburg mundi Danimarkën, Spanjën dhe Finlandën në fazën e grupeve pa pësuar asnjë gol.
Të enjten e luan në çerekfinale me Austrinë, që u kualifikua me një fitore të ngushtë ndaj Norvegjisë. Suedia do të përballet me Belgjikën të premten me shpresën për t'u rikthyer në gjysmëfinale për herë të parë që nga viti 2013, por raportohet se ka tri raste të virusit në skuadrën e saj. Belget janë të kënaqura që arrijnë në çerekfinale për herë të parë pas fitores 1:0 ndaj Italisë të hënën.