Sport

De Ligt do të ketë pagë më të ulët te Bayerni

Qendërmbrojtësi Matthijs De Ligt do të ketë pagë më të ulët te Bayern Muencheni, sesa aktualja që e merr te Juventusi, ka raportuar të hënën TMW. Holandezi është pajtuar me pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh tek ekipi gjerman, një milion më pak se te Juventusi.

Ai me Bayernin do të firmosë kontratë pesëvjeçare dhe pritet të prezantohet gjatë kësaj jave.

Bayerni për kartonin e De Ligtit do t’i paguajë Juventusit 80 milionë euro, përfshirë edhe bonuset. De Ligt u pati transferuar te Juventusi në vitin 2019 nga Ajaxi dhe përgjatë tre sezoneve në Torino, ai ka regjistruar 117 paraqitje për ekipin italian në të gjitha garat, si dhe ka fituar titullin e kampionit të Italisë, Kupën dhe Superkupën.