Të hënën mbrëma hendbollistët e Universitetit të Prishtinës e kanë zhvilluar ndeshjen e parë në Kupën Botërore Universitare. Në palestrën 1 Tetori në Prishtinë, ekipi universitar kosovar fitoi ndaj ekipit të universitetit spanjoll, “Castilla – La Mancha”.
Hendbollistët kosovarë fituan me shifrat 35:32, falë fundit më të suksesshëm. Deri pak minuta para fundit ndeshja ishte e barabartë. Portieri Arti Luzha u shqua me disa pritje rresht në minutat e fundit të takimit. Më i miri i ndeshjes ishte Drenit Tahirukaj, që i realizoi 10 gola. 6 i shënoi Arbios Mushkolaj, ndërsa nga 5 i kishin Jon Muqolli, Atdhe Basholli e Shkëlzen Samahodaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumë prej lojtarëve të UP-së, duke përfshirë Tahirukajn, janë reprezentues të Kosovës.