Sport

Roma njofton për ndërtimin e stadiumit të ri

AS Roma ka njoftuar të enjten se do të nisë ndërtimin e një stadiumi të ri.

Gjiganti italian ka arritur marrëveshje për ndërtimin e stadiumit dhe lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit italian.

Aty shkruhet se nuk do të ketë më pengesa në ndërtimin e shtëpisë së re.

Arena e re pritet të ndërtohet në distriktin Pietralata të Romës.

“Giallorossët” i kanë luajtur ndeshjet e tyre si vendës në “Stadio Olimpico” që prej vitit 1953.

Rivali i tyre, Lazio, po ashtu zhvillon ndeshjet në të njëjtin stadium.