Sport

Te Ballkani kanë shpresa të mëdha për kualifikim

 

Qasje të njëjtë në lojë, por me finalizim më të mirë para portës kundërshtare. Kjo është pritshmëria e trajnerit të Ballkanit, Ilir Daja, për ndeshjen kthyese ndaj Zhalgirisit të Lituanisë.

Ballkani e Zhalgirisi lituan barazuan të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultatin 1:1, një rezultat që do të mund të ishte ndryshe nëse suharekasit do t’i shfrytëzonin rastet që i kishin gjatë 90 minutave.