Sport

Atletico Madridi prezanton Witselin

Axel Witsel është futbollisti më i ri i Atletico Madridit.

Klubi spanjoll e ka prezantuar mbrojtësin belg, të mërkurën pasdite.

Sipas njoftimit, Witseli ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me Atleticon.

Tek Atletico e kanë vlerësuar lart lojtarin, për të cilin kanë thënë se ka mbi 600 ndeshje zyrtare dhe shumë tituj të fituar.

Së fundmi, 33-vjeçari ishte pjesë e Dortmundit.