Sport

Marotta ia mbyll dyert Dybalas

Kalimi i Paolo Dybalas tek Interi duke se nuk do të ndodhë këtë verë.

Drejtori i Interit, Beppe Marotta, ka thënë se skuadra qëndron mirë në fazën ofanzive. Ai e ka pranuar se Dybala ka qenë një mundësi.

“Dybala është në mesin e lojtarëve të disponueshëm e të cilët mund t’i marrësh falas. Dybala përfaqësonte dhe ende përfaqëson një mundësi, por ne jemi në rregull në sulm me lojtarë të vlefshëm. Trajnerit do t’i duhet t'i menaxhojë në mënyrën më të mirë, edhe pse kam një lidhje të fortë me Dybalan”, tha Marotta.

Dybala u largua nga Juventusi pasi i skadoi kontrata me “Zonjën e Vjetër”.