Trajneri i ri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, shpreson se Neymar do të vazhdojë të mbetet pjesë e klubit edhe për edicionin e ri.
Trajneri francez beson se Neymar do të ndihmojë ekipin në synimet për sezonin e ri.
“Cili trajner nuk do të donte të kishte Neymar në skuadrën e tij. Ai është një lojtar i klasit botëror. Unë e kam një ide shumë të qartë se si dua ta përdor atë. Shpresoj që ai të qëndrojë me ne”, deklaroi Galtier.