Sulmuesi shqiptar, Xhakomo Vrioni është bërë me skuadër të re.
23-vjeçari është zyrtarizuar te skuadra amerikane New England Revolution.
Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit nga MLS.
23-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Klubi amerikan ka paguar rreth 4 milionë euro dëmshpërblim Juventusit për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit.
Futbollisti shqiptar është shprehur i lumtur që karrierën do ta vazhdoj në kampionatin amerikan.