Sport

Interi interesohet për Akanjin

Skuadra e Interit është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri. Mediat italiane kanë bërë të ditur se është trajneri Siomne Inzaghi që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të sjellin në skuadër mbrojtësin e Borussia Drotmundit, Manuel Akanji.

Klubi italian do të nisë negociatat me Dortmundin dhe po shpreson të arrijë marrëveshje për zviceranin.

26-vjeçari ka refuzuar rinovimin e kontratës me gjermanët e cila i skadon në vitin 2023.

Akanji po shihet si zëvendësues i Milan Skrinarit që mund të shitet gjatë këtij afati kalimtar.