Mbrojtësi Joe Gomez është pranë nënshkrimit të kontratës së re me Liverpoolin, raporton të hënën “Sky Sports”.
Ai është në bisedime për vazhdimin e marrëveshejs pas kërkesës së trajnerit Jurgen Klopp.
Trajneri gjerman dëshiron ta mbaj edhe më gjatë Gomezin në skuadër pas interesimit që ka pasur për të nga disa klube të mëdha në Evropë. Gomez ka kontratë edhe dy edicione me Liverpoolin.