Sport

Niemeier në çerekfinale në paraqitjen e parë

Tenistja Jule Niemeier është kualifikuar në çerekfinale në paraqitjen e saj të parë në “Wimbledon”.

Ajo të dielën fitoi ndaj britanikes Heather Watson për vend në tetë më të mirat.

22-vjeçarja e cila është duke luajtur në vetëm “Grand-Slamin” e dytë pasi u mposht në raundin e parë të “French Open” në muajin maj, fitoi ndaj Watsonit me rezultatin 2:0 në sete, 6:2 dhe 6:4.

Niemeier do të ballafaqohet me Tatjana Marian që shkoi në çerekfinale të parë në një “Grand-Slam”, në moshën 34-vjeçare.

Maria fitoi ndaj Jelena Ostapenkos me rezultatin 5:7, 7:5 dhe 7:5.