Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se paraqitja e Gresa Bakraçit në vrapimin 1500 metra në Lojërat Mesdhetare ishte në dyshim.
Ajo u rendit e dhjeta të dielën mbrëma, ndonëse kishte udhëtuar me shpresë për medalje.
“Gresa Bakraçi për shkak të shëndetit jo të mirë në tri ditët e fundit, ku ishte vënë në dyshim paraqitja e saj, performancën nuk e kishte më të mirën, përkundër se dha maksimumin. Ajo doli e dhjeta me kohë 4:27.97 minuta”, ka njoftuar KOK-u.