Sport

Drenica nuk i ka nisur përgatitjet shkaku i telasheve të vjetra

 

Skuadra e Drenicës ende nuk i ka nisur përgatitjet për edicionin e ri, 2022/2023. Madje, nuk ka as datë të caktuar se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Kjo situatë gati kaotike e ka përcjellë klubin nga Skenderaj tash e një kohë.

Kryetarja e klubit, Mihane Kodra – Bekteshi, ka thënë për KOHËN se problemet financiare dhe organizative janë arsyet që Drenica ende nuk i ka filluar stërvitjet.