Sport

Pepe Reina transferohet në La Liga

Portieri spanjoll Pepe Reina karrierën do ta vazhdojë në La Liga. Reina ka arritur marrëveshje me skuadrën e Villarrealit.

Spanjolli ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Lajmi është zyrtarizuar edhe nga faqja zyrtare e klubit spanjoll.

Reina te Villarreali transferohet si futbollist i lirë pasi ka përfunduar kontrata me ekipin e Lazios.

Gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadra si Milani, Aston Villa, Napoli, Bayern Munichu, Liverpooli dhe Barcelona.