Sport

Philips do të prezantohet te Manchester City

Manchester City ka arritur marrëveshje me Leeds Unitedin për mesfushorin Klavin Phillips.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se mesfushori do t’i kryejë ekzaminimet mjekësore dhe pritet të prezantohet te kampioni në fuqi i Anglisë.

“Qytetarët” do të paguajnë rreth 50 milionë euro për 26-vjeçarin.

Mesfushori anglez do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Manchester Cityn dhe pritet të prezantohet javën e ardhshme.