Sport

Ziyech afër Milanit

Milani po vazhdon bisedimet me Chelsean për sulmuesin e krahut, Hakim Ziyech.

Sipas mediave angleze, drejtuesit e të dyja klubeve janë duke tentuar të gjejnë marrëveshjen për transferimin e marokenit.

“Rossonerët” janë të gatshëm t’i plotësojnë kërkesat e klubit anglez për ta transferuar Ziyechin në “San Siro”.

Ziyech nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Thomas Tuchel këtë edicioni.

Anësori nuk ka arritur ta bindë trajnerin gjerman me paraqitjet sezonin e shkuar.

Krerët e klubit të Milanit kanë nisur negociatat me menaxherin e lojtarit dhe thuhet se parimisht kanë arritur marrëveshje.