Sport

Mbrojtësi i Ballkanit mungon disa muaj shkaku i lëndimit

Mbrojtësi i skuadrës së Ballkanit, Rrustem Hoxha do të mungoj së paku gjashtë muaj shkaku i lëndimit të pësuar.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja e zyrtare e Ballkanit në rrjetet sociale.

Mbrojtësi shqiptar është lënduar në ndeshjen miqësore ndaj Shkupit dhe pas ekzaminimeve të bëra ka këputur ligamentin e gjurit.

30-vjeçari i është nënshtruar operimit dhe pritet të mungoj për disa muaj.

Qendërmbrojtësi nuk do të mund ta ndihmoj skuadrën në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve ndaj Zalgirisit.