Sport

Xhudistët po kthehen, sjellin pesë medalje

Ekipi i Kosovës në xhudo është larguar nga Algjeria ku kishte paraqitje të shkëlqyeshme në Lojërat Mesdhetare.

Ekipi i trajnerit Driton Kuka ka fituar pesë medalje, prej tyre tri të arta.

Është kjo një tjetër garë superiore për xhudistët kosovarë.

Pas pak ditësh pushim ata do të nisin përgatitjet për Botërorin e xhudos.

Synimi dihet - sjellja e medaljeve të tjera.