Sport

Monza synon Icardin e Dybalan

Ekipi i promovuar në Serie A për sezonin 2022/23, Monza po synon të bëjë transferime të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës.

“Football-Italia” ka shkruar të shtunën se Monza tashmë ka nisur negociatat për transferimin e Mauro Icardit dhe Paulo Dybalas.

Bëhet e ditur se te Monza po ëndërrojnë transferimin e dyshes argjentinase, pasi synimet i kanë të mëdha për sezonin e ri.

Thuhet se Monza tashmë u ka bërë ofertat lojtarëve dhe është në pritje të përgjigjes së tyre. Dybala, aktualisht është lojtar i lirë kurse Icardi ka kontratë me Paris Saint-Germainin.