Manchester Unitedi ka hyrë në garë për mesfushorin e Leicesterit, Youri Tielemans.
Belgu nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës dhe është i hapur të transferohet gjatë kësaj vere te ndonjë skuadër tjetër.
Për shërbimet e Tielemans tash e disa kohë interesim ka shprehur Arsenali, por nuk ka arritur të gjejë marrëveshjen me drejtuesit e Leicesterit.
Së fundmi në garë ka hyrë edhe Manchester Unitedi. Është trajneri Erik ten Hag që e ka kërkuar transferimin e 25-vjeçarit.