Mesfushori i Përfaqësueses së Portugalisë, Vitinha, do ta vazhdojë karrierën në kampionatin francez.
Ai është transferuar te Paris Saint-Germaini, ekip me të cilin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027.
Vitina i është bashkuar Parisit nga skuadra e Portos për 40 milionë euro dëmshpërblim.
22-vjeçari, krahas Portos për një sezon ka luajtur edhe në Premier League, te skuadra e Wolverhamptonit.
Në 47 paraqitje në të gjitha garat sezonin e fundit te Porto, Vitinha ka shënuar katër gola dhe ka bërë katër asistime.
-
1 korrik 2022 13:36
-
Shpërndaje në: