Sport

Not, Telaku përfundon garat në Lojërat Mesdhetare

Notari i Kosovës, Alush Telaku e ka përfunduar garimin në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Telaku, të premten ka përfunduar i fundit në baterinë e dytë në disiplinën 50 metra delfin.

Ai pati kohë prej 26.74 sekondash, gati tre sekonda prapa fituesit të kësaj baterie, spanjollit Mario Yanes Molla.

Në baterinë e dytë të kësaj disipline, u paraqitën shtatë notarë.