Sport

Prishtina zyrtarizon Ramadanin

Skuadra e Prishtinës ka zyrtarizuar të premten mbrojtësin Besir Ramadani.

Në njoftimin e klubit, thuhet se Ramadani ka firmosur kontratë dyvjeçare me Prishtinën.

22-vjeçari në sezonin e fundit ka luajtur tek ekipi nga Maqedonia e Veriut, Struga.

Ai ka regjistruar 33 paraqitje me ekipin elitar, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Shkupi e Gostivari.