Sport

Bajoku ndalet në gjysmëfinale, fiton medaljen e bronztë

 

Boksieri i Kosovës, Shpejtim Bajoku është ndalur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë. Megjithatë, Bajoku e ka fituar medaljen e bronztë.

Bajoku i kategorisë deri 63 kilogramë u mposht nga boksieri i Algjerisë, Yahia Abdelli. Ai fitoi raundin e parë, ndërsa dy të tjerët i fitoi algjeriani.