Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Akil Gjakova synoi të artën, por vlerëson edhe të bronztën

Xhudisti Akil Gjakova është ndarë i kënaqur me medaljen e bronztë të fituar në Lojërat Mesdhetare. Ai ka thënë se synim ishte medalja e artë, por është i lumtur që në Kosovë do të kthehet me medalje të bronztë.

Gjakova në luftë për vend të tretë mposhti italianin Manuel Lombardo. Garoi në kategrorinë deri 73 kilogramë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas disa garave mendoj se jam kthyer mirë. Edhe pse kam synuar të artën, u radhita i treti. Pas luftës me algjerianin shorti ka qenë edhe më i vështirë të bëhem i treti sesa i pari, sepse kam pasur një kundërshtar të klasit botëror. Në fund të ditës jam i kënaqur me paraqitjen time, por do të vazhdoj tutje. Synimi kryesor është kampionati botëror”, ka thënë Gjakova për KOK-un.