Katie Boulter e ka eliminuar nga “Wimbledoni” finalisten e vitit 2021, Karolina Pliskovan, ndërsa vet u kualifikua në raundin e tretë të “Grand-Slamit”.
Një gjë e tillë e ka arritur për herën e parë në një “Grand-Slam”.
Tenistja nga Britania, e renditur në vendin e 118-të në ranglistën Botërore, fitoi 2:1 në sete me rezultatin 3:6, 7:6 dhe 6:4. Pliskova vitin e shkuar u mposht në finale nga Ashleigh Barty.