Sport

Valverde emërohet trajner i Athletic Bilbaos

Ernesto Valverde është emëruar trajner i ri i skuadrës së Athletic Bilbaos.

Do të jetë hera e tretë në historinë e këtij klubi që e kthen teknikun spanjoll në krye të shtabit teknik.

Valverde e kishte udhëhequr drejt kualifikimit në garat evropiane në pesë nga gjashtë sezone. Një prej tyre ishte në Ligën e Kampionëve.

Ishte pikërisht trajneri Valverde që e udhëhoqi klubin drejt trofeut të parë në 31-vjet. Në vitin 2015 e fitoi Superkupën e Spanjës.

Për herë të fundit, 58-vjeçari Valverde ishte trajner i Barcelonës. Me Barcelonën fitoi katër trofe, La Ligën dy herë, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.