Sport

Pepaj vazhdon me Yllin

Pas kapitenit Gëzim Morina, Golden Eagle Ylli e ka konfirmuar edhe një lojtar vendor për sezonin e ri.

Kampioni i Kosovës në basketboll, ka njoftuar të enjten se ka vazhduar kontratën edhe për një vit me Ardit Pepajn.

Pepaj ishte pjesë e Yllit sezonin e fundit, kurse është ftuar për herë të parë te Përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjen ndaj Danimarkës.

"Reprezentuesi me i ri i Kosovës, Ardit Pepaj vazhdon edhe këtë vit me ne. Arditi pritet të jetë vlerë e shtuar për ekipin në të gjitha garat!", ka shkruar Ylli në Facebook.