Sport

Drita fiton miqësoren ndaj Strugës

Skuadra e Dritës e ka fituar ndeshjen e fundit të fazës përgatitore që po e kryen në Ohër para ndeshjeve evropiane për sezonin e ri. Drita të mërkurën ka triumfuar ndaj ekipit Struga Trim Lum me rezultatin 3:1, ka njoftuar ekipi kosovar në Facebook.

Golat për fitoren e Dritës në këtë përballje, i shënuan Hamdi Namani, Ardian Limani e Marko Simonovski.

Për Dritën, kjo ishte fitorja e dytë në tri ndeshje miqësore të zhvilluara në kuadër të përgatitjeve. Para Strugës, Drita e mposhti Ballkanin 1:0 kurse barazoi 2:2 ndaj Makedonija Gjorçe Petrov.