Sport

Titulli i kampionit sezonin e ardhshëm në Serie A mund të vendoset me plejof

Duke filluar nga sezoni 2022/23, titulli i kampionit në Serie A të Italisë do të vendoset me ndeshje plejofi nëse dy skuadrat e para në tabelë përfundojnë me pikë të njëjta. Federata e Futbollit të Italisë (FICG) njoftoi për këtë ndryshim të rregullit të mërkurën, pasi mori miratimin nga klubet e elitës së futbollit italian. Më parë, rekordi i ndeshjeve direkte ishte përdorur për ta përcaktuar kampionin midis skuadrave që përfundonin me të njëjtin numër pikësh, një rregull që pothuajse hyri në lojë sezonin e fundit.

Skuadra e Milanit e fitoi titullin në xhiron e fundit të sezonit 2021/22 me një fitore te Sassuolo për të përfunduar në pozitën e parë në tabelë, me dy pikë më shumë se Interi që ishte kampion në fuqi. Nëse kuqezinjtë do të kishin barazuar në ndeshjen ndaj Sassuolos, ata do të kishin fituar sërish titullin e kampionit, pasi kishin rekord më të mirë në duelet direkte përballë Interit, rivalit të madh të qytetit, ballë për ballë ndaj rivalit të tyre të qytetit.

Kështu që, nëse edicionin e ri skuadrat përfundojnë me pikë të barabarta, atëherë do të luhet një ndeshje plejof për ta përcaktuar fituesin e “Scudettos”. Në ndeshjen e plejofit për titullin e kampionit nuk do të ketë dy vazhdime nga 15 minuta nëse rezultati është i barabartë pas 90 minutave, por do të shkohet direkt në gjuajtjen e penalltive. Megjithatë, rekordi i ndeshjeve direkte do të përdoret ende si përcaktues, por për skuadrat që kanë numër të njëjtë pikësh në pjesët e tjera të tabelës. Pra, plejofi do të vlejë vetëm për titullin e kampionit. Megjithatë, duelet e plejofit në të shkuarën ishin një faktorë i rëndësishëm në Serie A.

Përpara edicionit 2005/06, plejofi përdorej nëse ekipet barazoheshin me pikë për pozitat që do të vendosnin titullin, rënien nga elita ose kualifikimin në garat evropiane. Shumë liga të tjera, përfshirë Premier Leaguen, e përdorin diferencën e golave si rregullin e parë për t’i përcaktuar gjërat. Hera e vetme kur u përdor një ndeshje plejofit për të vendosur për kampionin në Serie A ishte në vitin 1964. Atëbotë, Bologna e mposhti Interin 2:0 për ta fituar titullin e fundit dhe të shtatin në histori të klubit. Nëse do të përdorej rregulli i ndeshjeve direkte, atëherë Interi do të ishte kampion i atij edicioni.

Edicioni i ri në Serie A do të startojë në muajin gusht, saktësisht më 14 dhe do të paraqiten 20 skuadra. Skuadra e Milanit e nis mbrojtjen e titullit në stadiumin “San Siro” kundër Udineses.