Sport

Yllli polak i tenisit, Swiatek, organizon turne bamirësie

Numri një i botës në tenisin e femrave, Iga Swiatek e Polonisë, do të jetë organizatore e një turneu për bamirësi në muajin tjetër.

Fondet që do të mblidhen do të dhurohen për fëmijë dhe tinejxherë të prekur nga lufta në Ukrainë.

Kjo ngjarje do të mbahet në Krakow më 23 korrik dhe do luhet në dyshe.

Legjenda e futbollit ukrainas, Andriy Shevchenko, do të jetë i ftuar special.

Elina Svitolina e Ukrainës do të jetë gjyqtare në këtë ngjarje.

Organizatorët shpresojnë që të shesin të paktën 10 mijë bileta.

Swiatek në veshjet e saj po e mban një flamur me ngjyrat e Ukrainës në ndeshjet e “Wimbledonit”.